Takim diplomatësh të nivelit të lartë për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore me Iranin

Botë | 6 vite më parë

Diplomatë të nivelit të lartë do të takohen në Vjenë në përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Qëllimi i konsultimeve është të hapë rrugën që SHBA të kthehen në marrëveshjen e 2015 dhe të motivojnë Iranin që ta respektojë atë përsëri.

Raundi i bisedimeve midis partnerëve të mbetur si Rusia, Kina, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania është dialogu i parë me Iranin që kur presidenti i SHBA Joe Biden mori detyrën në janar.

Ndryshe nga paraardhësi i tij Donald Trump, Biden dëshiron të ringjallë marrëveshjen.

Sipas informacionit nga Teherani, nuk do të ketë kontakte të drejtpërdrejta midis SHBA dhe Iranit në këtë fazë.

Marrëveshja konsiderohet një bllok i rëndësishëm ndërtimi për kontrollin e armëve, pasi synon të parandalojë Republikën Islamike nga ndërtimi i një arme bërthamore.

Sidoqoftë, bashkëpunimi i premtuar ekonomik me Iranin në këmbim të kufizimit të programit të tij bërthamor nuk u materializua kurrë për shkak të tërheqjes së njëanshme të SHBA nga marrëveshja Trump./ ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme