Takimi i Ohrit mes Kurtit dhe Vuçic/ Serbët dalin në protestë: Të mos pranohet propozimi franko-gjerman

Rajon | 4 vite më parë

Serbët kanë protestuar kundër propozimit franko-gjerman për parashikon normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë.

Një grup i të djathtëve serbë kanë protestuar para Fakultetit Filozofik të Beogradit bashkë me studentët e universitetit që kundërshtojnë propozimin evropian për Kosovën.

Ata marshuan drejt Gjykatës Kushtetuese, duke bllokuar sheshin Nikola Pashiç, Sheshin Knez Millosh dhe rrugën Takovska.

50 protestuesit kërkuan që në takimin e Ohrit në 18 mars Vuçiç të refuzojë publikisht dhe tërësisht propozimin e BE-së. Gjithashtu, ata kërkojnë edhe braktisjen e plotë të negociatave dhe përfundimin e vlefshmërisë së të gjitha negociatave që janë ndërmarrë nën kujdesin e BE-së për shkak se siç thonë protestuesit, BE po tregohet jo objective dhe ka injoruar Rezolutën 1244 dhe fillimin e negociatave nën kujdesin e OKB-së, shkruajnë mediat serbe.

Protesta “Studentët për Kosovën” është organizuar edhe javën e kaluar, e organizuar nga Bordi Iniciativë Studentore i Universitetit të Beogradit dhe grupi “Rinia Serbe për Kosovën”.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme