Takimi me Nokën/ Meta: Pakoja e Madhe, pilulë qesharake! 2023-shi, viti i ndryshimit

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas takimit të zhvilluar në selinë blu me Flamur Nokën, ka adresuar një sërë akuzash ndaj qeverisë. Në një konferencë për media, Meta deklaroi se qeveria me 36 vendimet e marra për procesin e Rindërtimit, ka dhënë 158 milionë euro për ndërtuesit. Po ashtu, Meta akuzoi kryeministrin Rama se ka kaluar 100 milionë euro në llogaritë e oligarkëve dhe klientëve të tij më 27 dhjetor. Për kreun e Partisë së Lirisë, Pakoja e Madhe e qeverisë, është vetëm një pilulë mashtruese dhe qesharake. 

“Dëm i madh i është shkaktuar buxhetit. 1 mld euro abuzime, fonde abuzime. Pakoja e Madhe nuk është gjë tjetër vetëm një pilulë mashtruese dhe qesharake. Stabiliteti financiar i vendit është më i tronditur se kurrë, borxhi publik ka kaluar mbi 100%. 104 % ka shkuar borxhi publik. Nevojiten 13 vite eksporte për të larë borxhet. Për 695 mijë pensionistë qeveria dha 8 mijë lekë shpërblim dhe vetëm në datë 27 dhjetor 2022 brenda një dite, Rama ka kaluar në llogaritë e klienteve rreth 100 mln euro. Ai u jep 8 mijë lekë shpërblim në vit pensionistëve, që s’mjaftojnë për mbijetesë, por miratoi 36 vendime për procesin e rindërtimit, ku shtoi 158 mln euro për klientët ndërtues. Teksa ndahen këto fond, vetëm muajin e kaluar FMN i kërkoi qeverisë të zbatojë masa për transaperencë për fondet e emergjencave të tërmetit dhe të publikonte emrat e përfiituesve. Në total 258 mln euro për një grusht klientësh si shpërblim dhe 88 mln euro si shpërblim për shqiptarët për tërë vitin“, tha Meta. 

Më tej, Kreu i Partisë së Lirisë theksoi se Shqipëria ndodhet në nivelin më të lartë në Kontinent dhe rajon përsa i përket korrupsionit dhe nivelit të vërfërisë.  Meta theksoi se 2023-shi do të jetë viti i ndryshimit dhe se Partia e Lirisë së bashku me Partinë Demorkatike zgjedhur nga Rithemelimi, do të bëjnë të pamundurën për garantuar këtë ndryshim.

“Falë Rilindjes jemi të parët për korrupsion në Kontinent dhe për nivelin e varfërisë. 70% e punonjësve hasin vështitirësi për nevojat e domosdoshme. Të dhënat e INSTAT japin shifër alarmante të degradimit të administratës, për shkakrimet partiake dhe pa ligj, shteti paguan më shumë se 108 mln euro në 8 vitet e fundit të 15 mijë punonjësve. Kur erdhi në pushtet, Rama premtoi administratë efikase, por faktet tregojnë të kundërtat. Pas reformës të pushtetit lokal, administrata vendore u 2-fishua, shkoi në 35 mijë punonjës duke kushtuar në buxhet mbi 100 mln euro shtesë.

Mijëra specialistë të trajnuar janë shkarkuar padrejtësisht për arsye politike. Shteti i kapur hap vende pune elektorale, 700 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin. Nëse 700 mijë shqiptarë janë larguar, ky ka shtuar administratën publike me 1 bashki sa Gjirokastra.

Ndërkohë që gati 3 qarqe nga Shqipëria ka ikur, është shtuar administrata me një bashki sa Gjirokastra. Viti ku kemi hyrë, do jetë viti i ndryshimit, që të mos jetë viti i falimentimit, që të mos jetë vitit i vazhdimit dhe thellimit të varfërisë, shpopullimit. Jemi të bindur se së bashku me forcën opozitare që do bëjmë të mundur ç’kapjen e shtetit dhe nisjen e një ndryshimi të madh, që nis jo vetëm me rivendosjen e llogaridhënies në pushtetin vendor, por dhe me garantimin e llogaridhnies në të gjitha institucionet e tjera të vendit”, theksoi Meta.

Pak më parë, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar me deputetin Flamur Noka dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike. Kryetari i Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha nuk ka qenë i pranishëm në këtë takim për arsye shëndetësore.

Takimi i Metës me Nokën dhe përfaqësuesve të PD erdhi pak kohë para zgjedhjeve vendore të 14 Majit. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme