Takoi Arben Krajën, PS kallëzim në SPAK për Tabakun: Shkeli ligjin!

Politikë | 5 vite më parë

Anëtarët e PS-së së Komisionit Hetimor për Inceneratorët kanë kallëzuar në SPAK Kryetaren e këtij komisioni Jorida Tabaku, pasi ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja, pa u mandatuar nga komisioni përkatës.

Në nisje të mbledhjes së Komisionit Hetimor për Inceneratorët, deputetja socialiste, Ermonela Felaj akuzoi Tabakun se sipas saj Tabaku ka shkelur ligjin.

“Sot më datë 21 shkurt është paraqitur në SPAK në cilësinë e kryetares së komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët. Znj. Tabaku ka kryer këtë veprim në cilësinë e kryetares së këtij komisioni pa qenë e mandatuar. Kjo bie në kundërshtim me ligjin për komisionet hetimore. Është kryer me dashje dhe me qëllimin për kredo politike…Veprimi juaj është në kundërshtim me ligjin. Se ke shkuar e pa mandatuar. Ligji u detyron të mos merrni tagër që u jep ky komision. Anëtarët e këtij komisioni kemi vendosur që të bëjmë kallëzim në SPAK, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe shpërdorim detyre”, tha deputetja socialiste.

Nga ana tjetër Jorida Tabaku kundërshton akuzat duke sqaruar se nuk ka shkelur asnjë ligj dhe asnjë nen të punës së komisionit.

 “PS do të marrë peng komisionin në javën më të rëndësishme të saj dhe ka marrë peng hetimin dhe vije sot e na bën moral, padinë që bën për mua bëje dhe për Ulsi Manjën dhe Erion Veliajn për të njëjtën gjë. Këtu kemi një detyrë të rëndësishme pasi pas bërjes publike të fakteve, duhet të durojmë edhe këtë sjellje dhe arrogancë. Ne këtu kemi një detyrë shumë të vështirë që po bëjmë transparence dhe Felaj është në konflikt interesi. ka firmosur për 3 inceneratorët” tha Tabaku. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme