Targat e personalizuara, kërkesa të shumta në DPSHTRR

Më 1 Mars filloi shërbimi i targave të personalizuara. Sipas DPSHTRR, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor,
92,153 kombinime janë regjistruar në 5 ditë nga dalja e konfiguratorit online. Ndërsa 182 rezervime u bënë për Targë të Personalizuar në ditën e parë, më 1 Mars, kur filloi shërbimi! Adresa në internet është www.targaluksi.dpshtrr.al.
Targa e parë e personalizuar ishte për makinën e reperit të njohur shqiptar Noizi.

DPSHTRR njofton se të ardhurat nga ky shërbim do të shkojnë për përballimin e shërbimeve jetike për qytetarët, subjektet që ajo prej vitesh ndihmon t’u ulen kostot dhe tarifat, për modernizimin e sistemeve dhe infrastrukturës së shërbimeve të transportit rrugor.
Të ardhurat do të ndihmojnë për zbatimin e projekteve edukuese mbi trafikun dhe sigurinë rrugore, për aktivitetet Retro dhe eventet ndërgjegjësuese, për nisma përgjegjësie sociale e solidariteti, për financimin e reformave sektoriale, për programet e investimeve publike nga Automotorizimi Shqiptar dhe rritjen e kapaciteteve të entit.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




