Të akuzuar për lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, Policia turke ndalon 110 persona

Botë | 4 vite më parë

Policia turke ka ndaluar 110 persona në një operacion që shënjestroi të akuzuar për lidhje me grupin militant të partisë së punëtorëve të kurdistanit.

Operacioni u shtri në mbi 21 provinca, por u përqendrua në qytezën Dijarbakir me shumicë kurde në juglindje të vendit.

Një ligjvënës pro kurd ndërkohë u shpreh se gjatë operacionit, që u ndërmor para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të 14 majit, u arrestuan edhe gazetarë, avokatë dhe artisë.  Burime nga policia turke thanë se operacioni ishte ndërmarrë në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe shënjestroi të dyshuar me lidhje me partinë e punëtorëve të kurdistanit. Kjo parti e cila ka luftuar gjatë për rritjen e automisë së kurdëve në Turqi, konsiderohet si grup terrorist jo vetëm nga Turqia por edhe nga SHBA dhe BE. Megjithatë gjykata europiane e drejtësisë ka dalë dy herë në përfundimin se grupi është cilësuar terrorist nga BE pa u ndërmarrë më parë një procesi  përkatës për një gjë të tillë. 

/RTSH/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme