Të dhënat e Eurostat/ Shqipëria drejt plakjes, renditet e katërta në Evropë për normën më të ulët të lindshmërisë

Sociale | 4 vite më parë

Shqipëria  rezulton me nivelin më të ulët të lindshmërisë në rajonin e Ballkanit. Sipas renditjes së hartuar nga Eurostat për vitin për vitin 2021, Shqipëria renditet e katërta në Europë pas Maltës, Spanjës dhe Italisë me 1.31 fëmijë për grua.

Gjithashtu, të dhënat tregojnë se Shqipëria ka nivelin më të ulët të fertilitetit në rajon. Përgjatë 30 viteve të fundit  ky indeks është përkeqësuar ku numri mesatar i fëmijëve që pritet të lindë një grua në moshë riprodhuese është pakësuar me rreth 4 herë.

Ndërkaq Serbia që kishte normat më të ulëta të lindjeve në rajon nuk ka shënuar përkeqësim në këtë drejtim ku pëtr vitin 2021 në Serbi norma e fertilitetit ishte 1.52 dhe mbeti e pandryshuar në raport me një vit më parë.

Normat më të larta të lindshmërisë në Evropë i mban Franca me 1.84 fëmijë për grua, e ndjekur nga Çekia me 1.83 fëmijë për grua, Islanda me 1.82 fëmijë për grua, Rumania me 1.81 fëmijë për grua. Në renditjen e hartuar nga Eurostat Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut renditen më mirë se vendi ynë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme