Të gjitha spitalet publike në filtër për kartën e autonomisë, formulari dhe sistemi i pikëzimit

Spitalet publike do të kalojnë në disa filtra, për të aplikuar për autonominë spitalore, menaxheriale dhe financiare. Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet një urdhëri të veçantë, i cili bëhet publik nga rtsh.al, ka bërë të ditur se ka miratuar formularin e veçantë për aplikimin e autonomisë spitalore, si dhe ka përcaktuar sistemin e pikëzimit për të gjitha spitalet publike.
Urdhëri mbështetet në ligjin “Për shërbimin spitalor”, si dhe në vendimin “Për miratimin e rregullores së autonomisë spitalore”. Mbështetur në këto dy kolona ligjore, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka urdhëruar miratimin e formularit të veçantë për aplikimin e spitaleve publike që duan të përfitojnë autonominë spitalore menaxheriale dhe financiare.
Paralelisht, Manastirliu ka miratuar edhe sistemin e pikëzimit për vlerësimin e aplikimeve të spitaleve publike që duan të përfitojnë autonominë spitalore menaxheriale dhe financiare.
Do të jetë ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe spitalet autonomë, të cilët kërkojnë t’u jepet statusi i spitalit autonom, që do të zbatojnë urdhërin e mësipërm.
Vlerësimi i pikëzuar për aplikimin e autonomisë menaxheriale.
Ky vlerësimi do të bëhet nga Komisioni për vlerësimin e përmbushjes së kritereve për përfitimin e autonomisë bëhet bazuar në sistemin e pikëzimit. Pikët maksimale janë 100 pikë. Vlerësimi i pikëve bëhet si vijon:





Kartat e autonomisë financiare dhe menaxheriale


/rtsh.al/ a.meta/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




