Të hënën, presidenti Bajram Begaj, viziton Kosovën, takime me krerët më të lartë të shtetit të partive politike

Kosova do të jetë stacioni i parë i vizitave të Presidenti të Shqipërisë, Bajram Begaj, jashtë vendit. Vizita është parashikuar të zhvillohet ditën e hënë dhe është në traditën e presidentëve shqiptarë, që, vizitën e parë jashtë vendit, e zhvillojnë në Kosovë.
Lajmi për vizitën e presidentit Begaj është dhënë edhe nga Kuvendi i Kosovës, i cili, në një njoftim për mediat, ka bërë të ditur se ditën e hënë, në 15 gusht, kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, do të presë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Presidenti Begaj do të takohet në Prishtinë me krerët e shtetit dhe të politikës kosovare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




