“Të luaj në US Open pa tifozë do të jetë avantazh për mua”

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Grand slam i US Open, që do të nisë më 31 gusht, do të zhvillohet më dyer të mbyllura, pa praninë e tifozëve, për shkak të koronavirus. Për tenisten 16-vjeçare amerikane Coco Gauff, që sezonin e kaluar ka befasuar me paraqitjet e saj, duke mundur disa nga tenistët më të mira në botë, ky është një lajm i mirë.

“Kam vetëm një vit që luaj me profesionistët dhe ende nuk jam mësuar me tifozët. Vij nga eksperienca me kategorinë junior, ku gjithnjë ka patur pak publik, ndaj për mua është njësoj si më parë. Më parë më ndiqnin vetëm familjarët e mi, ndaj ky turne me dyer të mbyllura mund të jetë avantazh për mua”, tha Gauff.

“Me apo pa tifozë jam gati të rikthehem në fushë, të udhëtoj dhe të luaj. Preferoj më shumë të udhëtoj se sa të rri mbyllur në shtëpi”, tha tenistja 16-vjeçare amerikane Coco Gauff, e konsideruar si e ardhmja e tenisit botëror për femra.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme