Të përfshirë në trafikun e drogës, ekstradohen nga Gjermania dhe Greqia 2 shqiptarë

Dy shqiptarë janë kapur me qëllim ekstradimin në Shqipëri, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për përfshirjen në trafikun e sasive të mëdha të drogës.
Konkretisht nga Gjermania përmes bashkëpunimit me Interpol Wiesbaden, u ekstradua shtetasi E. D., 31 vjeç, banues në Shkodër.
31-vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Ai akuzohet se gjatë periudhës janar 2018-dhjetor 2022, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që trafikonte sasi të mëdha droge, në Danimarkë, Suedi, Norvegji, Holandë dhe Gjermani.
Nga Greqia përmes bashkëpunimit me Interpol Athinën, u ekstradua V. H. alias V. H., 43 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës se Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 24.07.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
43-vjeçari akuzohet se më datë 30.03.2018, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike cannabis sativa, drejt Greqisë.
Për rastin ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili tha se pandëshkue4shmëri do i viju fundi.
“Vijon çdo ditë bashkëpunimi i shkëlqyer me Interpol për gjetjen e personave në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Përgëzime Interpol Tirana e cila në bashkëpunim edhe me njësitë partnere në Gjermani dhe Greqi, lokalizuan, ndaluan dhe sot ekstraduan në Shqipëri dy persona, pjesëtarë të grupeve kriminale të përfshira në trafik lëndësh narkotike”, shkruan Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




