Të rinjtë drejt arsimit profesional, “Bujqësorja” e Fierit me 33% më shumë nxënës në një vit

Viti arsimor 2023-2024 na sjell të dhëna se të rinjtë nuk duan më një diplomë sa për të thënë. E kanë të qartë se çfarë ofron dhe kërkon tregu, dhe zgjedhin të arsimohen sipas kësaj kërkesë-oferte. Vetëm në shkollën e mesme profesionale “Rakip Kryeziu” në Fier, e cila ka 4 degë, agronominë, veterinarinë, shërbimet e automjeteve dhe mekanikës bujqësore dhe shërbimit social-shëndetësor, këtë vit nisën klasën e 10-të 96 nxënës.
Një tjetër lajm i mirë është se të rinjtë po zgjedhin degët në lidhje me origjinën e tyre si dhe sipërmarrjet që kanë ngritur familjet e tyre.
E duke pasur parasysh se rreth 46% e shqiptarëve jetojnë në zonat rurale dhe aktivitetet bujqësore janë burimi kryesor i të ardhurave dhe mjeteve të tyre të jetesës, mbështetja e shkollave profesionale me drejtime mësimore që lidhen ngushtë me bujqësinë, përbën një vlerë të shtuar.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




