Të rinjtë shkodranë punojnë mozaikun, programi edukues i galerisë së arteve

Kulturë | 3 vite më parë

Prej pesë ditësh disa të rinj shkodranë punuan pandalur në mjediset e Galerisë së Arteve të Shkodrës për ndërtimin e një mozaiku me elementë artistikë, pjesë e një programi edukues të iniciuar nga vetë Galeria në bashkëpunim me specialistin e DRTK Shkodër Petrit Bilalin.

Ky i fundit shprehet se të rinjtë jo vetëm morën njohuri rreth historikut dhe llojeve të mozaikëve por puna me ta u përqendrua në teknikat e ndërtimit të tij, kompozimin por edhe aspektin restaurues.

Nga ana e tyre, të rinjtë vlerësojnë këtë mundësi që u është dhënë duke e parë si pjesë të perspektivës që do t’i vlejë në jetën e tyre.

Drejtori i Galerisë Fatmir Juka thotë se mozaiku prej qeramike i punuar nga të rinjtë do të vendoset në një hapësirë publike.

Në Galerinë e Arteve janë zhvilluar edhe më herët programe të tilla edukimi të lidhura me aspekte të ndryshme të punës artistike si ato për poçerinë, filmat e animuar, kolazhin etj.

Gazetar: Norel Zaimi

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme