Të sfidosh fatin, Ela Masllovin nuk e pengon as karroca me rrota për të ndjekur studimet

Sociale | 3 vite më parë

Prej 1 jave këto shkallë janë kthyer në sfidën e përditshme të Ela Masllovit e cila ndonëse në karrocë ka gjetur forcën për të nisur vitin e parë të gjimnazit me kohë të pjesshme “Kolë Idromeno” Shkodër. Çdo ditë Elen e ndihmojnë edhe shoqet e saj të klasës pasi infrastruktura për tu ngjitur në katin e dytë është e papërshtatshme për të.

“Ishte dëshira e Elës gjithashtu edhe unë sepse e ka me shumë pasion shkollën, shkruan shumë, bën poezi. Kushdo që të jetë si Ela nëse e ka me pasion shkollën ose poezitë kurrë mos të ketë ndrojtje”, thotë e ëma Margarita Masllov.

Krahas pamundësisë për të ecur Ela ka vështirësi edhe në të folur, mes emocionesh ajo na tregon se është 28 vjeç dhe ka pasion të studiojë.

Forcën dhe kurajon Ela së bashku me familjen e saj dëshirojnë ta përcjellin edhe tek familjet e tjera, duke i inkurajuar për të vijuar shkollën pavarësisht moshës apo statusit që kanë.

Ela e ka të vështirë të flasë, por jo të shkruajë. 28 vjeçarja prej kohësh krijon poezi, të cilat në pamundësi për ti botuar i publikon në rrjetet sociale, ku mes vargjesh përcjell shpresën e madhe për jetën, të bukurën dhe kalimin e sfidave.

Gazetar: M.Gjini

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme