Temperatura 40 gradë, tre qytetet që do përfshihen nga i nxehti afrikan

Aktualitet | 3 vite më parë

Ndikimi i masave të nxehta afrikane do të jetë sërish prezent në vendin tonë gjatë kësaj të mërkure, duke sjellë temperatura të larta.

Elbasani, Berati dhe Gjirokastra janë tre qytetet që do të përjetojnë më shumë temperaturat e larta gjatë ditës së sotme. Pasditja do sjellë theksim të vranësirave kryesisht në veri të vendit dhe shira afatshkurtër.

Në mëngjes temperaturat minimale do të jenë 18 gradë Celsius, ndërsa në mesditë temperaturat maksimale do të jenë 40 gradë Celsius.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 28 kilometra në orë. Në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të ketë dallgëzim 1 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme