Temperaturat e larta/ Ministria e Shëndetësisë plan masash, vendosen 9 njësi të lëvizshme të asistencës mjekësore në terren

Sociale | 3 vite më parë

Nëntë njësi të lëvizshme të asistencës mjekësore janë vendosur në terren, pjesë e planit të masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë ndërkohë që vendi po përballet me temperatura shumë të larta.

Në një postim në Facebook, Ministrja Ogerta Manastirliu bën me dije se njësitë e lëvizshme janë pozicionuar në sheshet qendrore të qyteteve dhe janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur emergjencave shëndetësore.

“9️ njësi të lëvizshme të asistencës mjekësore në territor, janë pozicionuar në sheshet qendrore të qyteteve, janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur emergjencave shëndetësore, në këto ditë të valës së të nxehtit”, shkruan Manastirliu.

Për t’u mbrojtur nga i nxehti, Ministria e Shëndetësisë rekomandon qëndrimin në shtëpi në orët e pikut të vapës, mbajtjen e shtëpive të freskëta, qëndrimin të hidratuar dhe të ushqyerit shëndetshëm.

Vala e të nxehtit ka përfshirë të gjithë Evropën jugore, ndërsa temperaturat në Mesdheun qendror pritet të arrijnë kulmin sot (18 korrik). Ishulli italian i Sardenjës pritet të ketë një temperaturë maksimale prej 46C këtë pasdite.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme