Temperaturat e larta/ Peleshi kërkon bashkëpunimin e qytetarëve: Kujdesi ndaj zjarreve, prioritet

Aktualitet | 3 vite më parë

Për shkak të temperaturave të larta që ka përfshirë edhe vendin tonë, situata emergjente e zjarreve mbetet një sfidë e madhe. Përmes një postimi në Facebook Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i kërkon qytetarëve të jenë kujdesshëm dhe të njoftojnë autoritetet përkatëse për çdo emergjencë.

Sipas Peleshit bashkëpunimi dhe kujdesi i çdo individi janë thelbësore për të reduktuar rreziqet dhe për të siguruar jetën e gjithësecilit dhe të komunitetit.

“Situata emergjente e zjarreve është një sfidë e madhe për të gjithë ne dhe mënyra më e mirë për t’u përballur me të është të jemi të përgatitur për të shmangur rreziqet për të mbrojtur veten, të tjerët dhe natyrën e vendit tonë. Bashkëpunimi dhe kujdesi i çdo individi janë thelbësore për të reduktuar rreziqet dhe për të siguruar jetën tonë dhe të komunitetit.

Kujdesi ndaj zjarreve duhet të jetë prioritet për të gjithë ne. Bashkë, për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëveTelefononi menjëherë 128 Shërbimin e zjarrëfikëses në çdo kohë e për çdo rast emergjence., shkruan Peleshi.

Prej më shumë se një jave vendi ynë është përfshirë nga vala e të nxehtit Cerberus. Rritja e temperaturave, ka nxitur autoritetet të marrin masa të shtuara për parandalimin e zjarreve në vendin tonë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme