“Tempulli” dhe “Sundimi Ligjit”, Balla: 20 persona vihen para drejtësisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar me anë të postimi në rrjetet sociale në lidhje me arrestimet e fundit dhe vendosjen para drejtësisë të dyshuarve për dhunë me bazë gjinore dhe dhunë seksuale ndaj të miturve.
Balla njofton se pesë persona janë venë para drejtësisë si të dyshuar për dhunë seksuale ndaj të miturve dhe po ashtu në kuadër të operacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit” janë vënë në pranga 15 persona.
“Përgëzime Policisë së Shtetit për vendosjen para drejtësisë së pesë personave të dyshuar për dhunë me bazë gjinore dhe dhunë seksuale ndaj të miturve. Gjithashtu falë operacioneve kombëtare “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit” 15 persona të tjerë janë ndaluar për përfshirje në shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje”, shkruan ministri Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




