Tenderi i sterilizimit, Berisha: Ilir Beqaj ka zhdukur kontratën që të mbulojë vjedhjen

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me hetimet për tenderin e sterilizimit, duke akuzuar ish-Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj se ka zhdukur kontratën e partneritetit publik privat.
Sipas Berishës, ishin ministri kërkon të fsheh të gjitha klauzolat e kontratës, në të cilat, sipas tij, është bazuar vjedhja e hapur e parave publike nga koncesionari i tij.
“Kriminel me mandat ministri, anëtarë qeverie si Beqja, për të fshehur gjurmët e vjedhjeve të tij të tmerrshme, prej qindra milionë euro me koncesionet e tij, ka zhdukur origjinalin e kontratës së sterilizimit. Zhdukja e origjinalit të kontratës së sterilizimit, por dhe kontratave të tjera nga kasaforta e ministrit, që e ka firmosur atë pasi gjendet se vetëm me sterilizimin ai ka vjedhë dhjetëra milionë euro, është një akt kriminal i shëmtuar, i ngjashëm me atë të një vrasësi, që për të fshehur vrasjen dhe zhdukur gjurmët e krimit të vet, djeg kufomën e viktimës së tij. Me zhdukjen e kontratës origjinale dhe zëvendësimin e saj me një kontratë të falsifikuar, Beqja kërkon të fsheh të gjitha klauzolat e kontratës, në të cilat është bazuar vjedhja e hapur e parave publike nga koncesionari i tij”, shkruan Berisha.
Ai bën thirrje për rrëzimin e qeverisë, teksa thotë se kjo arrihet “vetëm me revolta ëytetare të qëndrueshme”.
“Të dashur qytetar dhe qytetare, shikoni pra se kush janë ata që drejtojnë Ministritë e vendit dhe ulen në karrigen e anëtarit të qeverisë. Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt të rëndë kriminal shtetëror, ju bej thirrje qytetarëve shqiptarë, që të ngrihemi sot ose kurrë kundër kësaj organizate kriminale, që quhet qeveri dhe kryesohet nga Edi Rama dhe nuk ndalet para asnjë krimi për plaçkitjen e qytetarëve shqiptarë. Vetëm revolta qytetare e qëndrueshme gjerë në dëbimin nga pushteti të këtyre kriminelëve me mandat, është rruga e vetme e shpëtimit të çdo qytetari të ndershëm dhe Shqipërisë nga kthetrat e tyre”, përfundon Berisha postimin e tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




