Tenis, Julia Goerges njofton tërheqjen në moshën 31-vjeçare

Gjermania Julia Goerges, ish-Top 10 në botë, njoftoi lamtumirën e saj me botën e tenisit në moshën 31 vjeç. Ndeshja e saj e fundit ishtekur luajti në raundin e dytë të Roland Garros, duke humbur ndaj bashkatdhetares Laura Siegemund. Tenistja, ish-Top 10 në botë, largohet nga numri 45 në renditjen ËTA: “Unë po ju shkruaj, sepse jam gati të përshëndetem me ju. Kur fillova të luaj në moshën 5 vjeç, nuk e kasha menduar kurrë se do të bënim një rrugë kaq të gjatë së bashku. Ju më keni dhënë kaq shumë emocione gjatë rrugëtimit tonë dhe ju falënderoj për gjithçka që më keni treguar dhe më keni mësuar”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




