Tenisi tronditet sërish, amerikani pozitiv me Covid-19 pak ditë

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Tenisti 22-vjeçar amerikan Frances Tiafoe ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajm që ka tronditur sërish botën e tenisit, pasi vjen pak ditë para fillimit të turneve të këtij sporti, të ndërprera që në mars për shkak të koronavirus.

“Për fat të keq kam rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe më duhet të tërhiqem nga turneu i All-American Team Cup, që zhvillohet në Atlanta. Dy muajt e fundit jam stërvitur në Florida dhe deri para një jave gjithnjë kam dalë negativ”, tha Tiafoe.

Tenisti amerikan mban vendin nr.81 në renditjen botërore. Ai pritej të luante në turneun e parë që zhvillohet me publik në Amerikë, por ky lajm ka tronditur disi organizatorët.

Tiafoe aktualisht ndodhet në izolim dhe do të kryejë një tjetër test në fillm të javës së ardhshme. Ndërsa turneu do të vijojë të organizohet normalisht, nën masa të rrepta sigurie.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme