Tensione në KZAZ 40, Shehaj përplaset me numëruesit, akuzon për manipulim votash

Zgjedhje 2025 | 1 vit më parë

Tensione janë shënuar në qendrën e numërimit të votave në KZAZ nr. 40, e vendosur në shkollën “Sami Frashëri”, ku kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është përplasur me grupin e numëruesve.

Shehaj ka ngritur akuza për manipulim të votave në dëm të partisë së tij, duke pretenduar se disa fletë votimi po shpallen të pavlefshme në mënyrë të pajustifikuar. Sipas tij, edhe pse fletët janë të vulosura me dy vulat e komisionit të votimit, ato po refuzohen me arsyetimin se kanë “ngjyrë të zbehtë”.

“Këto janë përpjekje për të përvetësuar votat e Partisë Mundësia. Këto fletë janë të rregullta dhe po shpallen të pavlefshme pa asnjë arsye të vlefshme,” u shpreh Shehaj për mediat.

Ai bëri të ditur se për këtë çështje është lajmëruar KQZ si dhe misionin e ODIHR-it. Për shkak të tensioneve në ambientet e numërimit, ka ndërhyrë edhe policia për të garantuar mbarëvajtjen e procesit.

Pavarësisht përplasjes dhe debatit të ndezur, procesi i numërimit të votave vijon dhe nuk është ndalur.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme