Tensionet globale rrezik për ekonomitë e vogla, sistemi bankar shqiptar mbetet i qëndrueshëm pavarësisht krizave globale
Shqipëria po përballet me një mjedis ekonomik të ndikuar nga tensionet gjeopolitike globale, të cilat sipas Bankës së Shqipërisë mbeten një ndër rreziqet kryesore për stabilitetin makroekonomik.
Konfliktet e zgjatura dhe pasiguritë ndërkombëtare po ndikojnë drejtpërdrejt në çmimet e energjisë, kostot e jetesës dhe pritjet për inflacionin, duke shtuar presionin mbi ekonomitë e vogla dhe të hapura si ajo shqiptare.
Këto vlerësime u dhanë gjatë takimit të nivelit të lartë “Dialogu vjetor Ekonomik dhe Financiar midis BE-së dhe partnerëve rajonal”, zhvilluar në Brussels.
Në këtë situatë, Banka e Shqipërisë vlerëson se ekonomia shqiptare vijon të paraqitet me tregues të qëndrueshëm. Inflacioni mbetet i kontrolluar, ndërsa sistemi bankar konsiderohet i shëndoshë dhe i aftë për të përballuar goditjet nga jashtë.
Institucioni thekson gjithashtu rëndësinë e politikave fleksibël ekonomike dhe koordinimit ndërkombëtar për të ulur pasiguritë dhe për të ruajtur stabilitetin financiar.
Një tjetër çështje e ngritur ishte nevoja për bashkëpunim më të ngushtë mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe partnerëve rajonalë, përballë sfidave të përbashkëta ekonomike dhe financiare.
Këto vlerësime u prezantuan nga Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, gjatë takimit të nivelit të lartë “Dialogu vjetor Ekonomik dhe Financiar midis BE-së dhe partnerëve rajonal”, zhvilluar në Brussels.
Gazetar: Omer Saraçi
/tsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




