Tensionet Kosovë-Serbi/ Borell: Nevojitet zgjidhje urgjente! Rama: Komuniteti Europian të bëjë më shumë për çtensionimin e situatës

Politikë | 3 vite më parë

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell në një konferencë të përbashkët në Bruksel me Kryeministrin Edi Rama, ka vënë theksin te tensionet Kosovë-Serbi, dhe nevojën për de-eskalim të situatës.

Borell u shpreh se duhet zgjidhje urgjente e situatës në veri të Koosvës, ndërsa ka falënderuar më tej kryeministrin Rama për ndihmën e dhënë në këtë proces.

“Kënaqësi që jemi në Bruksel. Jam i lumtur të shoh se Shqipëria ka bërë progres në ecirunë e saj drejt integrimit evropian. Procesi mbështetet te mbështetja dhe angazhimi i qeverisë dhe popullit shqiptar. Duhet të bashkëpunojmë me grupet e interesit në këtë moment kritik për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Jam i lumtur të shoh se Shqipëria ka qenë në harmonizim të plotë me politikën e BE për politikën e sigurisë për masat kufizuese në linjë me vlerat tona dhe e ka bërë Shqipërinë një partner shumë të mirë. Ky pozicion e bën Shqipërinë një target, por Shqipëria do ketë mbështetjen e BE-së në këta aspekt.

Po punojmë për rritjen e rezistencës së Shqipërisë dhe rajonit, sa i takon sulmeve kibernetike.

Ju falënderoj për përpjekjet dhe angazhimin për të gjetur një zgjidhje, dje bëra të qartë që palët duhet të gjejnë një mënyrë për të evituar përshkallëzimin e  situatës dhe të miratojnë udhërrëfyesin e vënë në tavolinë.

Kjo situatë kërkon që ne të marrim masa në mënyrë urgjente dhe shtetet anëtare janë dakord me këtë urgjencë. E kanë humbur durimin përpara kësaj situate”, tha Borell.

Nga ana e tij, kreu i qeveris shqiptare ka shprehur gatishmërinë për të punuar me Bashkimin Europian për të mos dëmtuar rajonin.

Po ashtu, Rama theksoi se Komuniteti Europian duhet të bëjë më shumë për çtensionimin e situatës mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Ka qenë një moment shumë i dobishëm, biseda e bërë së bashku. Fakti që ne dëgjojmë fjalë të mira për punën që Shqipëria ka bërë në procesin e skanimit paraprak dhe reformat e ndërmarra, ne do vijojmë punën dhe kemi besim se do mund të jemi gati në kohë për të ndërmarrë hapin e radhës. Ishte kënaqësi të ndanim së bashku opinionet tona për diçka kaq shqetësuese dhe për të cilën ju personalisht po punonin fort që k të bëjë me stabilitetin e rajonit dhe progresin, ecurinë rajonale. Ne jemi pjesë e një rajoni që ka vuajtur shumë dhe s’mund të ketë disavantazh tjetër. Në këtë rajon ngjarjet janë të ndërlidhura dhe ne s’mund të shohim vetëm pragun tonë.

Keni ndarë me ne prova se durimi ka humbur për shtete anëtare të BE dhe uroj shumë që konferenca që do zhvillohet me liderët e dy palëve do tërheqë vëmendje dhe do sjellë lidera nga shtetet anëtare të BE, SHBA dhe të mos i lejojmë të largohen nga konferenca pa një marrëveshje të përbashkët.

Jam i lumtur që më në fund ne arritëm të lirojmë 3 policët e marrë peng dhe të bëjmë ndërhyrje të menjëhershme që situata të mos përshkallëzojë. Situata është urgjente dhe ne jemi të angazhuar të punojmë me ju që të mos lejojmë që kjo situatë të ndikojë negativisht te rajoni“, tha Rama.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme