Tensionet Kosovë-Serbi/ Topollaj: Arrestimi i 3 policëve ishte skenar i Vuçiç. Kurti mbajti qëndrim korrekt

Diplomati Spartak Topollaj ka deklaruar se arrestimi i 3 policëve të Kosovës nga forcat serbe dhe lirimi i tyre, ishte lojë e Serbisë.
Sipas diplomatit, efektivët e Kosovës do të liroheshin, me ose pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, pasi sikurse theksoi Topollaj, Serbia po bënte provokim me qëllim mbajtjen e flakës së shovinizmit ndezur.
“A e njeh Serbia-Kosovën si shtet? Jo. Ajo këtë këmbëngul që Kosova është Serbi. Dhe nëse qenka kështu, këta 3 policët çfarë po i bënin Serbisë? A janë në Serbia ata? Forcat ushtarake serbe të shkojë dhe të arrestojë dhe Kurtin i bie, se është Serbi sipas jush?
Ata ishin brenda kufijve administrative të Kosovës. U rrethuan dhe trajtuan si kriminelë.
Ky skenar ishte i përgatitur. Si të ndërhynin, ose jo ndërkombëtarët do liroheshin. Të bëjmë këtë provokim, të shkaktojmë këtë incident, për të mbajtur ndezur flakën e shovenizmit dhe pretendimeve të Serbisë mbi Kosovën”, tha Topollaj.
Duke komentuar momentin e ndezjes së tensioneve mes Kosovës e Serbisë, Topollaj vlerësoi qëndrimin e mbajtur nga Kryeministri Kurti. Diplomati u shpreh se zgjedhja e katër kryetarëve të komunave në veri, me ‘bekimin’ e ndërkombëtarëve, ishte shkak për rritjen e tensioneve Prishtinë-Beograd.
Topollaj theksoi se i vetmi gabim i Kurtit, ishte fakti që nuk u konsultua me vendet e QUINT-it.
“Lutën disa herë të marrin pjesë Lista Serbe, ata kundërshtuan kategorikisht.
Zgjedhjet u zhvilluan normale, u pranuan si të tilla, pjesëmarrja ishte shumë e ulët dhe me ato % që morën pjesë fitoi forca politike shqiptare.
Pjesëmarrja nuk ishte normale, u zgjodhën kryetarë që brenda rregullave ndërkombëtare shkuan të marrin institucionet, në komuna. Me urdhër nga Beogradi dhe porosi nga Moska, të ardhur nga Beogradi disa trushpëlarë nga ushtria serbe, nuk pranonin të hynin kryekomunarët. Ndërhyri policia. Ndërkombëtarët këtu u ndalën, ndonëse zgjedhjet u bënë dhe u pranuan nga ta, bën një hap pas.
Bota sllave e oktodoksisë ekstreme sllave, këto skenarë i bën gjithmonë dhe ky ishte një skenar serb. Esenca: kërko shumë, e merr pak.
Albin Kurti mbajti një qëndrim shumë korrekt, nuk kishte gabim.
Duhej të mos nxitohej, të konsultohej me vendet e QUINT-it, por ai ishte brenda Kushtetutës e veproi ashtu si veproi. Si demarkacioni me Malin e Zi u bë gabim, kështu edhe marrëveshja për të pranuar asociacionin ka qenë e gabuar. Për këtë të mbajë përgjegjësi Thaçi.
Ka qenë e gabuar dhe këtë nuk njeri ta kundërshtojë.
Këmbëngulja e ndërkombëtarëve, pse ka dy standarte: ju pranoni asociacionin, po ju të tjerët jo
Kjo është lojë e poshtër, anti-shqiptare nga Sorosianët”, theksoi ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




