Tensionet/ Lista Serbe kërkon ndërprerjen e dialogut Kosovë-Serbi

Rajon | 3 vite më parë

Lista Serbe ka kërkuar ndërprerjen e dialogun me Kosovën derisa policia dhe kryetarët shqiptarë nga komunat serbe të largohen. Kjo kërkesë e Listës Serbe vjen një ditë pas rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

“Ne, përfaqësuesit politikë të popullit serb nga Kosova, si dhe i gjithë populli serb, i dërgojmë një kërkesë presidentit tonë Vuçiq dhe gjithë lidershipit shtetëror që menjëherë të pezullojë çdo pjesëmarrje të mëtejshme të Beogradit në dialogun me Prishtinën”,  tha kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq në konferencën për media sipas Tanjug.

Sipas tij, çdo bisedë me Prishtinën në rrethanat aktuale është kundërproduktive.

Dialogu për normalizimin e plotë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.

Të premten (26 maj) marrja e detyrës nga kryetarëve të rinj të 3 komunave në veri të Kosovës ka hasur në rezistencën e serbëve lokalë, të cilët nuk i pranojnë si të përzgjedhurit e tyre. Për këtë arsye, është dashur edhe ndërhyrja e policisë, ku pesë efektivë të Kosovës kanë mbetur të plagosur. Për të shpërndarë protestuesit Policia përdorur edhe gaz lotsjellës.

Për këtë situatë reaguan edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e BE të cilët dënuan sulmet dhe kërkuan ndërprerjen e masave të dhunshme.  NATO kërkoi që institucionet e Kosovës të shtensionojnë menjëherë situatë, duke bërë thirrje për dialog mes palëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme