Tensionet në Kosovë, Rusia akuzon Perëndimin: Po e shtyni krizën në konflikt të drejtpërdrejtë

Rajon | 4 vite më parë

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar në lidhje me tensionet e krijuar në veri të Kosovës, duke akuzuar Perëndimin se “po e shtyn situatën në konflikt të drejtpërdrejtë”.

Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, Beogradi ka treguar një “qasje konstruktive” ndaj krizës së fundit midis Serbisë dhe Kosovës, teksa ka akuzuar Prishtinën për “provokime”.

Më 5 nëntor, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, u larguan nga të gjitha institucionet e Kosovës. Ky vendim erdhi pasi autoritetet e Kosovës pushuan drejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, pasi ai refuzoi të zbatojë vendimin e qeverisë për targat. Kryeministri Albin Kurti reagoi duke akuzuar Serbinë se po kërkon të destabilizojë Kosovën dhe se ka refuzuar plani franko-gjerman.

Plani franko-gjerman për zgjidhjen përfundimtare të çështjes, bazohet në modelin e dy Gjermanive në vitin 1972 , kur të dyja vendet u bënë anëtarë të OKB-së pa njohje reciproke. Sipas këtij plani, Serbisë i kërkohet të lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare, në këmbim të përshpejtimit të procesit të integrimit evropian dhe përfitimeve ekonomike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme