Tensionet në veri të Kosovës, nis takimi bilateral mes Kurtit dhe Borrell në Bruksel

Ka nisur takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell.
Pas takimit me Kurtin, Borell do të presë edhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit konfirmoi sot praninë e tij në takimin në Bruksel, por theksoi se nuk do të ulet në një tryezë me Kurtin.
Diskutimet do të përqendrohen në gjetjen e një zgjidhje për situatën e krijuar në veri të Kosovës që ka tensionuar edhe më tej marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
Kurti ka theksuar më herë se në këtë takim do të insistojë në lirimin e 3 policëve të Kosovës që ndodhen ende në paraburgim në Serbi.
Ndërkohë ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që të merren masa për qetësimin e situatës, duke paralajmëruar për pasojëa ndaj Kosovës dhe Serbisë.
Kujtojmë se vendosja e kryetarëve të rinj në komunat në veri të Kosovës u shoqërua me protesta të dhunshme nga ana e protestuesve serbë, të cilët sulmuan ushtarët e KFOR-it, policinë e Kosovës dhe nuk kursyen as mediat e gazetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës. Ndërsa më 15 qershor gjendja arriti kulmin e tensionit midis Prishtinës dhe Beogradit, kur forcat serbe rrëmbyen tre policë brenda territorit të Kosovës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




