Tentoi të hynte në Elysée me një koktej molotov, arrestohen 3 persona

Botë | 6 vite më parë

Një burrë u përpoq të ngjitej në kangjellat që mbrojnë pallatin presidencial të Élysée në Paris. Sipas burimeve të cituara nga “Le Figaro” raportohet se ai ishte i armatosur me një koktej molotov,

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, teksa ai u përpoq të ngjitej në kangjellat shumë të larta të pallatit presidencial, i pajisur me një shishe që përmbante lëng dhe një copë pëlhure që ishte djegur. Bashkë me të ishte një çift i cili bëri foto dhe video të skenës. Të tre u arrestuan për “dhunë të qëllimshme me armë”, shton i njëjti burim.

Burimet e cituara nga Le Figaro pohojnë se lëngu në shishe nuk ishte i rrezikshëm dhe se burri deklaroi që ishte një artist dhe nuk kishte ndërmend të përhapte dhunë./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme