Tentoi të largohej nga Shqipëria me pasaportë çeke false, në pranga 46-vjeçarja iraniane

Policia ka arrestuar një 46-vjeçare iraniane pasi tentoi të dilte nga Shqipëria duke përdorur pasaportë çeke të falsifikuar.
46-vjeçarja u kap nga Policia kufitare e Rinasit, pasi paraqiti në sportel biletën e udhëtimit dhe një pasaportë çeke, ku pas ekzaminimit, u konstatua se dokumenti ishte e falsifikuar.
Policia sqaroi se “U arrestua në flagrancë shtetasja iraniane L. B., 46 vjeçe, banuese në Teheran, Iran, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.
Kjo shtetase ka paraqitur në sportelin e PKK Rinas, biletën e udhëtimit dhe një pasaportë çeke për të cilën punonjësi i Policisë Kufitare ka dyshuar se ishte e falsifikuar. Pas ekzaminimit në laboratorin e dokumenteve rezultoi se pasaporta ishte e falsifikuar”.
Policia ka sekuestruar pasaporta dhe një leje qëndrimi në Çeki të falsifikuar të 46-vjeçares L.B.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetases L. B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




