Tepelenë, bashkia investon për ndriçimin e të gjithë fshatrave

Vazhdon puna për ndriçimin e të gjithë fshatrave të Bashkisë Tepelenë. Në Njësinë Administrative Qendër Bashkia Tepelenë nga 14 fshatra, ndriçimi është realizuar në 10 prej tyre. Për të realizuar këtë projekt është bashkëpunuar me kryesinë e fshatrave për të qënë sa më funksional. Shtrirja hapsinore e rrugëve të brendshme është13 km, ndërsa investimi ka filluar prej muajit tetor 2019 dhe është ndarë në dy faza zhvillimore.
“Bashkia Tepelenë po investon për ndriçimin e rrugëve të brendshme të fshatrave. Aktualisht po punohet në Njësinë Administrative Qendër ku ka përfunduar në 10 fshatra si Kodër, Beçisht, Peshtan, Luzat, Veliqot, Dulaj, Kordhaj, Dragot, Lekël Hormovë ndërkohë që pjesërisht është realizuar dhe në njësitë Kurvelesh dhe Lopëz. Nuk është një premtim, por detyrimi yni ndaj komunitetit të këtyre zonave. Fundi i muajit Mars do t’i gjejë të gjithë fshatrat e Tepelenës të ndriçuar.”- thotë kryetari i Njësisë Administrative Qendër Tepelenë, Leonidha Shumeli.
Kjo është ndërhyrja e parë që zhvillohet në Njësitë Administrative duke i dhënë zgjidhje këtij shqetësimi të hershëm për banorët.
“Më në fund shohim dritë, se ishte errësirë gjithandej. Tani lëvizim pa frikë edhe në mbrëmje.”
“E falënderoj bashkinë që punon për të na ofruar kushte të mira jetese. Ndriçimi sikur na ka dhënë jetë.”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



