Tepelenë, Bledar Doracaj inspekton zyrat e Aleat. Apel qytetarëve për aplikim .

Tepelenë – Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Tërmet Peçi inspektuan sot zyrën e aplikimit për dokumente identiteti. Ata ftuan gjithë qytetarët pa apo me dokumente të skaduara, të aplikojnë pa humbur kohë. ID karta është një mjet i rëndësishëm për të marrë të gjitha shërbimet e nevojshme online dhe fizike, por edhe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi është shprehur se janë të aktivizuara sportelet për këtë shërbim .
- Përfitoj nga rasti duke qenë edhe me Drejtorin e Përgjithshëm për t’u bërë thirrje të gjithë qytetarëve për të bërë aplikimin për kartat e identitetit atyre personave që iu ka mbaruar afati. Jemi në dispoizicion drejtor, dhe në shërbim. Edhe zyrat e “Aleat” për të gjithë banorët e këtij komuniteti dhe puna jonë do të jetë e vazhdueshme, edhe ditën e shtunë.
Për drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj vëshgimi në qytetin e Tepelenës është një apel për qytetarët.
- Jemi në Tepelenë, sëbashku me kryetarin e bashkisë, për të ripërsëritur thirrjen e vazhdueshme që Ministria e Brendshme, qeveria shqiptare iu bën të gjithë atyre shtetasve të cilëve iu ka skaduar vlefshmëria e dokumentit biometrik,ID kartës apo pasaportës.Të rendin të vijnë pranë zyrave tona, duhen vetëm pak minuta për t’u pajisur me dokumentin e ri. Së bashku me kompaninë “Aleat”, zyrat e gjendjes civile por edhe zyrat e aplikimit vazhdojnë të jetë e hapura dhe do të vazhdojnë të rrinë hapur deri më 25 prill, që çdo qytetar të ketë mundësinë për t’u pajisur me dokumentin biometrik. Është shumë e rëndësishme për ne që dokumenti, apo letërnjoftimi elektronik, apo pasaporta biometrike janë të vetmet dokumente që mund të përfitosh edhe shumë shërbime të tjera në institucione publike apo në institucione private. Një qytetar i njësisë administrative Memaliaj apo Krahës për riaplikim për dokumentin elektronik nuk është nevojshme të aplikojë tek zyra ku ai është banor. Mjafton që ai të ketë kohën, predispozicionin të vijë të aplikojë edhe në zyrën e gjendjes civile këtu.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




