Terapia e varësisë “Kurimi drogë me drogë”, mjekët: Për metodat e reja kërkohet debat i gjerë

Sociale | 4 vite më parë

Rreth 90 pacientë në muaj përfundojnë në klinikën e Adiktologjisë në QSUT me kriza mbidozimi ose abstinence ndaj lëndëve narkotike duke e bërë misionin e pastrimit ndaj tyre gati të pamundur. Mjekët toksikologë shqiptarë janë njohur nga mjekët zviceranë me terapinë e re të trajtimit “droge me droge” për të cilën Shqipëria jo vetëm që nuk ka një pazë ligjore por kërkon edhe një debat për pranimin e saj.

Të heqësh dorë nga lëndët narkotike në shumicën e rasteve është mision I pamundur pasi sipas mjekëve pacientët edhe kur e nisin një terapi pastrimi nga varësia, rikthen sërish .

Në konferencën e parë ndërkombëtare të Adiktologjisë, mjekët shqiptar u njohën më teknikat më të reja për trajtimin e varësisë ku ajo që rezulton me e suksesshmja në Zvicër duket se ka tërhequr më shumë kureshtjen e tyre .

Mjekët zviceranë thonë se aktualisht,  terapitë përdorin metoda të ndryshme ku ajo psiko-sociale është shumë e rëndësishme.

“Aktualisht format e trajtimit përshijnë shumë metoda. Për heroinën kemi aktualisht terapitë me zëvendësues të ndryshëm si dhe terapinë e dytë që është ajo psiko-sociale, ku problemi i sjelljes së pacientit trajtohet në  kontekstin e shoqërisë dhe njerëzve me të cilët ai rri. Vështirë e kemi me kokainë , ku nuk kemi medikamente”, tha psikoterapeuti për varësinë Daniele Zullino.

Shqipëria aktualisht e ka të pamundur të përdorë këto metoda, pasi ligji nuk e lejon por mjekët mendojnë se para implementimit, parimisht kërkohet debat me bazë të gjerë.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme