Tërmeti në Izmir, Rritet bilanci tragjik. Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punë në 6 ndërtesa

Rritet bilanci tragjik i tërmetit që tronditi Izmirin. Numri i viktimave ka arritur ne 83.
962 njerëz janë të plagosur dhe mbi 33 mije e 400 persona kanë mbetur të pastrehë.
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë mbyllur punën në 11 ndërtesa ndërkohë që kërkohet ende për të mbijetuar në 6 ndërtesa të tjera.
Tërmeti i 30 tetorit e kishte epiqendrën në Detin Egje, në një thellësi prej 10 km shumë pranë ishullit grek të Samosit. Ai është shoqëruar nga mbi 1 mijë pasgoditje, mbi 40 prej të cilave me magnitudë mbi 4, ndërsa pati dhe një mini-tsunami, duke bërë që rrugët të përmbyten në Izmir.
Ndërkohë në terren janë ngritur kampe me çadra dhe kuzhina lëvizëse për të pastrehët dhe të të traumatizuarit. Turqia është ndër zonat sizmike më aktive në botë, ndërsa ka pësuar tërmete shkatërruese edhe në të kaluarën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




