Tërmeti shkatërrimtar/ Shqipëria i akordon Turqisë 1 milion euro ndihmë

Qeveria shqiptare do të akordojë 1 milion euro në ndihmë të Turqisë për ta ndihmuar pas tërmetit shkatërrimtar që shkaktoi mbi 48 mijë viktima. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë ku më pas është komunikuar për mediat se do të dhurohen 1 milionë euro në ndihmë në Turqisë.
Kjo ndihmë vjen pas dërgimit në Turqi të ekipit të shpëtim-kërkimit nga Ministria shqiptare e Mbrojtjes.
“Është miratuar vendimi për dhënien e ndihmës financiare humanitare nga km për Turqinë. Kjo vjen në vijim të të gjitha ndihmave të dhëna nga shteti ynë si me dhurimin e personelit për kërkim shpëtimin dhe mjetet të ndryshme”, theksoi në vendimin e qeverisë së komunikuar ditën e sotme për mediat.
Sipas vendimit të qeverisë, kjo ndihmë prej 1 milion eurosh synon mbështetjen shumëpalëshe të Shqipërisë kundrejt Turqisë. Turqia së bashku me Sirinë u prek nga tërmeti shkatërrimtar më 6 shkurt, duke shkaktuar mbi 48 mijë viktimat në të dyja vendet, ndërsa shumë vende i kanë ardhur në ndihmë, midis tyre tashmë edhe Shqipëria.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




