Teuta, tjetër triumf ndaj Kamza Basket

Basketboll | 4 vite më parë

Teuta në basketboll për meshkuj ka fituar përsëri ndaj Kamza Basket, 92-84, ndërsa përsërit të njëjtin sukses që ka marrë dhe dy javë më parë në Kupën e Shqipërisë. Perioda e parë është e ekuilibruar, teksa Teuta fitoi 20-18. Dominimi i durrsakëve erdhi në periodën e dytë, të cilën e fituan 27-18 dhe në pushim Teuta ka kryesuar 47-36. Teuta mban të njëjtin ritëm edhe pas pushimit, teksa fiton periodën e tretë 24-14 dhe kryeson 71-50. E fundit është për Kamza Basket, që ka fituar 21-34 dhe Teuta në përfundim ka triumfuar 92-84. Në përfundim të ndeshjes kanë ardhur për mikrofonin e Radio Televizionit Shqiptar kanë ardhur trajneri i Teutës, Melzin Lazimi, dhe basketbollisti i durrsakëve Eldi Hysa.

“Ndeshja u dominua deri në 20 pikë diferencë në pjesën më të madhe të ndeshjes nga ana jonë. Por nuk e di pse, këto ndeshja më ngjajnë një deja-vu, pasi me Kamzën në fund fare nisin disa tentativa gjykimi që në fakt nuk është për të fituar Kamza Basket, por për ta bërë ndeshjen të fortë”, nënvizoi Lazimi.

“Nuk është ajo që ne u përqendruam tek arbitrimi. Ishim stërvitur fort për t’ia bërë hyzmetin kësaj ndeshje. Madje me shumë seriozitet. Dhe morëm maksimumin prej saj, ndërsa dolëm ne fitues pas punës që kemi bërë në këto dy javë”, tha Hysa.

Pas javës së 11-të të Superligës, Teuta kryeson kampionatin me 20 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme