Thatësira e lumit Devoll, mbetën pa vaditur tokat bujqësore në fshatrat përreth tij

Reshjet e ditëve të fundit nuk kanë shtuar aspak prurjet në lumin Devoll. Mungesa e ujit ka zgjeruar sipërfaqen e thatë të shtratit të këtij lumi.
Gjerësia e lumit Devoll, më shumë se 100m ka tani vetëm 2-3 devijime me ujë, ndërsa pjesa tjetër është e thatë. Banorët e fshatrave që shtrihen buzë lumit thonë se nuk e kanë parë asnjëherë në këtë gjendje lumin Devoll.
Nga mungesa e ujit kanë mbetur pa vaditur tokat e tyre bujqësore.
Në të dy anët e shtratit të Devollit shtrihen 6 fshatra. Veç problemit të thatësirës ky lumë, pjesën e mbetur të ujit të tij e dërgon në hidrocentralin e Banjës duke lënë kështu disa fshatra në pamundësi për të vaditur tokat e tyre bujqësore.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




