“The Times” promovon traditat, kulinarinë e natyrën e Shqipërisë

Prestigjiozja “The Times” vazhdon të promovojë Shqipërinë për publikun britanik.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau të shtunën në rrjetet sociale shkrimin e “The Times”, ku promovimi i Shqipërisë këtë herë vjen në një formë të veçantë, përmes një ekspedite 8-ditore me biçikletë.
“Një udhëtim nën flladin e pishave përmes një “trafiku” rosash, kuajsh, fermerësh të ngarkuar me prodhimet e tyre dhe njerëzish mikëpritës ndaj çiklizmit”, shkruan Kumbaro.
Ajo shprehet se “mes rreshtave përshkruhen traditat, pazaret, Komani e Valbona, shtëpitë e veçanta të Himarës, çatitë e gurta të Gjirokastrës, këngët e Korçës, shija e fërgesës së Tiranës dhe plot bukuri të tjera të Shqipërisë, që këtë sezon veror po përgatitet të mirëpresë jo vetëm vizitorët e bregdetit, por edhe turistët e sportit, aventurës e kulinarisë”.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




