TIA-s i shtohet flotë e re fluturimi, Rama: Rrit konkurrencën, jemi kthyer në destinacion turistik global

Fluksi i turistëve në vendin tonë ka ardhur gjithnjë duke u rritur, duke bërë që vetëm për 2022 janë përpunuar të dhënat e 5.2 mln pasagjerëve. Kthimi i Shqipërisë në një destinacion turistik global, ka bërë që Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” t’i shtohet një flotë e re me 18 destinacione në Europë.
Kryeministri Edi Rama tha se ardhja e kompanisë Ryanair është vendosja e vulës që vendi është kthyer në një destinacion turistik global.
Rama foli edhe për transformimin e imazhit të vendit duke u kthyer në një destinacion të preferuar të turistëve, ku tha se TIA ishte aeroporti i vetëm në Europë që ka tejkaluar 100 % e rikuperimit pas pandemisë.
“E kam pritur prej kohësh këtë ditë dhe kjo lidhet me kompaninë Ryanair. Ne e kemi kërkuar prej kohësh këtë kompani dhe hezitimi për të ardhur në Shqipëri nuk kaq qenë vetëm i lidhur me taksën e lartë të aeroportit por edhe me një fakt tjetër. Ryanair nuk është kompani fluturimi, është vula që i vihet një vendi kur ai vend kthehet në destinacion global. Fakti që Ryanair iu shmanget dmth që akoma nuk jemi kthyer në destinacion turistik global. Ardhja e Ryanair me 18 destinacione në Europë tregon që ne kemi marrë një vulë të rëndësishme që vjen pas një përpjekje të gjatë për të ndryshuar jo vetëm imazhin e Shqipërisë, por për të ndryshuar shumë gjëra që lidhen me krijimin e këtij imazhi.
Aeroporti i Tiranës është një histori e madhe suksesi pas vitesh të tëra nën thundrën enjë koncesioni, ishte i tmerrshëm për kushtet në të cilat vinte shtetin dhe pasagjerët. Për shkak të atij koncesioni ne ishim aeroporti më i shtrenjtë i Evropës për kompanitë dhe biletat ishin jashtëzakonisht të shtrenjta. Sot faktet flasin që jemi në kushtet e një historie krejt tjetër. Shume shpejt do lind nevoja për të tjera hapësira dhe lehtësira. TIA është aeroporti i vetëm në Europë që ka tejkaluar 100 % e rikuperimit pas pandemisë sipas të dhënave të Aviacionit Europian. Vitin e kaluar janë përpunuar 5.2 mln pasagjerë, shifër e paimagjinueshëm pak vite më parë”, tha Rama.
Flotës që operon përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, do t’i shtohet tashmë edhe kompania e njohur Ryanair, duke shtuar kështu numrin e destinacioneve dhe duke rritur konkurrencën.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




