Tirana dhe Drita i fitojnë të parat

Liga “Gjergj Kastrioti”, veprimtaria mbarëkombëtare e volejbollit ka luajtur ndeshjet e para edhe tek meshkujt, me grupin A që i zhvilloi ndeshjet në Kosovë, në Pallatin e Sportit “Bill Klinton” në Ferizaj, dhe me grupin B që i luajtur ato në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë në Farkë. Në grupin B, Tirana ka fituar në 4 sete ndaj Pejës, teksa bardheblutë e kanë marrë setin e parë, 25-23, dhe, ndonëse skuadra mike e ka fituar të dytin 25-22, ekipi i trajnerit Ben Sako ka vijuar të marrë të 3-tin, 25 -18 dhe të katërtin 25-22 dhe gjithë ndeshjen 3-1. Ndërsa në takimin tjetër të këtij grupi ka qenë e njëjta tablo, me Dritën që ka marrë setin e parë, 25-16, dhe, ndonëse skuadra e Erzenit e ka fituar të dytin 25-17, ekipi gjilanas ka vijuar të marrë të 3-tin, 26-24 dhe të katërtin 25-23 dhe gjithë ndeshjen 3-1. Kujtojmë se ndeshjet e dyta të këtij grupi, që do të luhen gjithashtu në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë në Farkë, do të vijnë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, duke nisur në ora 12:00 me sfidën Tirana-Drita dhe duke vijuar më pas, në ora 14:00, me duelin tjetër Peja-Erzeni.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




