Tirana – Erzeni, tjetër duel për trofe

Tirana – Erzeni. Është kjo finalja e Kupës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për meshkuj, që të dielën do të luhet në ora 19:00 dhe që do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Një çift që ka qenë në shumë trofe ballë për ballë njëra-tjetrës edhe sezonin e kaluar e që në gjysmëfinale kanë fituar me të njëjtin rezultat 3-0.
Tirana ka mundur Vllazninë, ndërsa bardheblutë e Sakos i kanë fituar setet 25-22, 25-19, 25-16. Ndërkohë të njëjtin rezultat ka përsëritur dhe Erzeni i Ilo Kojës ndaj Partizanit të Ylli Tomorrit. 26-24, 25-13, 25-13 dhe 3-0 për shijakasit.
Të shtunën luhen gjysmëfinalet e femrave Partizani – Vllaznia dhe Tirana – Skënderbeu, ndërsa finalja e vajzave është të dielën në ora 16:30. Fituesit në fuqi të Kupës së Federatës Shqiptare të Volejbollit janë Partizani për femra dhe Tirana për meshkuj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




