Tirana, kryeqyteti i Rinisë 2022, teknologjia dhe inovacioni e ardhmja e të rinjve shqiptar

Të rinj të apasionuar pas teknologjisë u bënë pjesë e një diskutimi me një prej sipërmarrësve më të suksesshëm në Jeruzalem sa i përket inovacionit.
Drejtori i Zhvillimit të Sipërmarrjes dhe Inovacionit në Kolegjin e Inxhinierisë Azrieli Michael Mizrahi, nxiti të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri dhe të guxojnë të zhvillojnë ide novatore.
“Ju keni avantazhe që izraelitët nuk i kanë dhe besoj se me mendësinë e duhur mund të zhvilloni ide të reja dhe të shfrytëzoni të rinjtë e talentuar, në mënyrë që të përfitoj i gjithë vendi”, u shpreh Mizrahi.
Teknologjia është e ardhmja për rininë, ndaj duhet nxitur dhe zhvilluar sidomos në vendet e Ballkanit, ku të rinjtë po largohen nga vendet e tyre.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




