Tirana – Makabi Tel-Aviv në Strumica

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Më në fund është zgjidhur dilema e ndeshjeve të Tiranës me Makabin e Tel-Avivit të vlefshme për Challenge Cup. Sipas burimeve zyrtare në klubin shumësportësh Tirana, ndeshja do të luhet më 7 nëntor në Strumica të Maqedonisë së Veriut.

Për shkak të përplasjes së Izraelit me Hamasin, ndeshjet e planifikuar më 24 tetor në Tel-Aviv dhe më 31 tetor në Tiranë u anulluan. Ishte si opsion Qipro, por dhe në këtë pikë nuk u ra dakord. Tanimë Tirana e ka marrë si opsion Strumicën dhe të paktën sipas trajnerit Arben Sako do të shkohet të luhet.

Tirana në kampionat e mbylli me katër fitore dhe tre humbje, ndërsa grumbulloi 11 pikë. Dhe tanimë pretendon që të paktën t’i shkojë deri në Kupës së Shqipërisë, Kupës së Pavarësisë dhe Ligës “Gjergj Kastrioti”, si dhe të bëjë paraqitje dinjitoze në Challenge Cup, gjithnjë nëse Makabi i Tel-Aviv do të vijë në Strumica për të luajtur.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme