Tirana në hartën e tureve ndërkombëtare, vjen Las Vegas Magic Festival

Tirana tashmë është kthyer në atraksion për produksione të mëdha të huaja, të cilat e kanë vendosur kryeqytetin tonë në hartën e tureve ndërkombëtare.
I tillë është dhe rasti i Las Vegas Magic Festival, një produksion ekskluzivisht nga Las Vegas ku në turin e saj ndërkombëtar ka përfshirë dhe Shqipërinë. 7 prej alkimistëve më të talentuar të kohëve moderne do të vijnë ekskluzivisht në datat 5-6-7 prill në Pallatin e Kongreseve për të na dhuruar momente magjie, humor dhe emocione të papërshkrueshme.
Këta janë iluzionistë me një seri çmimesh prestigjoze si Merlin, ekuivalente të çmimeve Oscar, Guinness etj.
Ato do të shihni si do shfaqet nga hiçi një helikopter i vërtet. Do të ndiqni sesi objektet do të kthehen në hi përpara syve tuaja, njerëz që fluturojnë, pasqyra magjike dhe truke të tjera të pabesueshme që tejkalojnë çdo ligj fizike apo logjike.
Las Vegas Magic Festival do të kthehet në destinacionin e preferuar të familjeve, të rinjve e kujtdo tjetër fundjavën e 5, 6 dhe 7 prillit.
Një shfaqje ekskluzive dhe e veçantë për të gjithë që padyshim nuk duhet humbur.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



