Tirana nuk gabon në “Fahrie Hoti”

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Takimi i dytë i vlefshëm për grupin A të veprimtarisë mbarëkombëtare e volejbollit për femra, Ligës “Gjergj Kastrioti”, që është luajtur të shtunën në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet dhe është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ishte ai midis Prishtinës 75 dhe Tiranës. Vajzat bardheblu i kanë marrë dy setet e para, ka 25-21 dhe 25-16 dhe, ndonëse skuadra mike ka marrë të 3-tin 27-25, ato janë kthyer ta marrin të 3-tin 25-18 dhe gjithë ndeshjen 3-1 me sete.

Ndërkaq, në grupin B, që i luajti ndeshjet e para të shtunën në Gjilan, Partizani është mundur me përmbysje, 2-3 nga Fushë-Kosova, ndërsa Drita vendase ka mundur në 3 sete Pogradecin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme