Tirana vishet me flamurin e Izraelit, Veliaj: Barbaria nuk ka të bëjë fare me fenë

Tirana vishet me flamurin izraelit. Në godinën e Universitetit të Tiranës është shpalosur flamuri i Izraelit, në shenjë mbështetje për momentet e vështira që po kalon ky vend, pas sulmit të Hamasit që deri tani ka shkaktuar 700 izraelitë të vrarë, mijëra të plagosur dhe qindra të marrë peng. Konflikti ka shkaktuar deri tani rreth 1000 viktima nga të dyja palët.
Lajmi është bërë i ditur edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social X.
“Tirana është e veshur me flamurin dhe bashkohet me botën e qytetëruar në solidaritet me familjet e vuajtura dhe popullin izraelit. Shqiptarët e të gjitha feve i shpëtuan hebrenjtë nga barbarizmi nazist. Mos bëni gabim! Sot nuk është ndryshe – barbaria nuk ka të bëjë fare me fenë!”- shkruan Veliaj.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




