Tiranë/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasje, arrestohet 28-vjeçari polak

Aktualitet | 3 vite më parë

Një 28-vjeçar polak, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar këtë të enjte (17 gusht) në Tiranë.

Policia bën me dije se i riu polak, Dominik Orlowski, u kap në një bar në kryeqytet.

Ai akuzohet për tentativë për vrasje të dyfishtë. Po ashtu, në Poloni ai është dënuar me 7 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike, sulm dhe shkatërrim prone.

Operacioni për arrestimin e tij erdhi si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe atyre polake se në Tiranë fshihej një shtetas i rrezikshëm për komunitetin, me precedentë të theksuar kriminalë në shtetin polak.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Varshavën për ta ekstraduar 28-vjeçarin drejt Polonisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme