Tiranë/ Plagoset me armë gjahu 35-vjeçari te Varri i Bamit, në kërkim autori

Aktualitet | 3 vite më parë

Një 35-vjeçar është plagosur me armë gjahu në Tiranë në vendin e quajtur Varri i Bamit.

Ngjarja ka ndodhur në orën 13:30, ku 30-vjeçari Dritan Kulla, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë gjahu 35-vjeçarin Gentjan Nokaj, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia vijon punën për kapjen e autorit.

“Plagosi me armë gjahu një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur Varri i Bamit, një shtetas ka plagosur me armë gjahu shtetasin G. N., rreth 35 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit të ngjarjes, shtetasit D. K., 30 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 13:30, ka plagosur me armë gjahu shtetasin G. N. Shtetasi G. N., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme