Tiranë/ Prezantohej si zyrtar dhe u merrte para biznesmenëve për tendera, arrestohet 39-vjeçari

Policia vijon operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve ekonomike.
Falë operacionit “The eye”, Seksioni për hetimin e krimeve ekonomie në bashkëpunim me forcën e posaçme operacionale të Tiranës e Policinë e Rinasit, u arrestua një 39-vjeçar i cili përvetësoi shuma të konsiderueshme parash, nëpërmjet mashtrimit, duke u premtuar tendera, biznesmenëve të ndryshëm.
39-vjeçari prezantohej si zyrtar i lartë në institucione dhe mashtronte biznesmenë të ndryshëm të cilëve iu premtonte tendera, në këmbim të parave.
“Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit I. A. (K)., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale”, thuhet në njoftim.
Policia sekuestroi 2 aparate celulare, kontrata dhe dokumente të ndryshme të cilat autori i dyshuar i përdorte për skemën e tij të mashtrimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




