Tiranë/ Rrëzohen skelat e pallatit në ndërtim, plagosen 2 kalimtarë

Aktualitet | 3 vite më parë

Rrëzohen skelat e një pallati në ndërtim në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, e për pasojë dy kalimtarë kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve nga blutë e kryeqytetit, bëhet me dije se inxhinieri i pallatit dhe dy punëtorë janë shoqëruar në ambientet e policisë, ndërsa dy të plagosurit janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

“Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.

Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme